Armë, maska e substanca narkotike – ja të gjitha që i gjeti Policia tek aktivistët e VV’së (Foto)

0
180

Në shtëpitë e gjashtë aktivistëve të arrestuar të VV’së, Policia gjatë bastisjes të së martës, gjeti disa armë të ndryshme zjarri, përfshirë pistoleta dhe armë automatike, bashkë me lloje të ndryshme të plumbave.

Gjatë aksionit të Policisë, tek 6 të dyshuarit për sulm ndaj objektit të Kuvendnit me 4 Gusht, u gjeten edhe disa telefona të ndryshëm celularë, kompjuter e llap-top, maska dhe helmeta.

Por jo vetëm kaq, në bastisjet me urdhër të Prokurorisë Speciale, njërit prej të arrestuarve del se iu gjeten edhe sasi të një lloji të substancës narkotike, shkruan Gazeta Express. Të paktën kjo vërehet në fotografitë e treguara nga Policia dhe Prokuroria në konferencën e përbashkët që u mbajt pak orë pas aksionit.

Megjithëse, gjetja e substancave të dyshimta narkotike nuk u përmend në konferencë e as në komunikatën e dërguar mediave.

“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhej në komunikatën e PK’së dhe PSK’së..

Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi janë emrat e gjashtë të arrestuarve. Ata dyshohen se janë të implikuar në sulmim me zollë në drejtim të objektit të kuvendit, në fillim të këtij muaji.

Frashër Krasniqi përveç aktivist, është edhe zëdhënës i VV’së, ndërsa Adea Batusha fotografe e partisë dhe mbesë e kryetarit Visar Ymeri. I arrestuar tjetër Petrit Ademi është i punësuar në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahemeti i VV’së, raporton Gazeta Express.

Derisa, Egzon Haliti dhe Asrit Dehari janë të njohur edhe më parë për policinë për veprime huligane dhe disa herë janë arrestuar. /GazetaExpress/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here