E arratisura, policisë: Përdorni foto tjetër, nuk dukem mirë në atë që keni

0
193

Një adoleshente australiane mendoi se telashet kishin përfunduar me arratisjen nga institucioni i riedukimit në Surry Hills, por u gabua.

Ajo u ndje keq kur pa në edicionet informative të televizioneve lokale dhe nëpër rrjetet sociale foton që kishte shpërndarë policia së bashku me mbishkrimin “në kërkim”.

Amy Sharp nuk ishte dakort me fotot në fjalë dhe nuk duroi dot. Ajo komentoi në faqen zyrtare të televizionit 7 News Sydney për t’u kërkuar që të përdornin një foto tjetër, ku kishte dalë më bukur.

“Ju lutem, mund të përdorni këtë foto në vend të asaj të policisë. Faleminderit!”, ishte komenti i saj shoqëruar edhe me një foto të postuar nga doleshentja.

“Humorit të vajzës iu përgjigj edhe vetë policia përmes një komunikate. “Që të jemi të sinqertë, fotot e shkrepura pas arrestimeve nuk janë asnjëherë të bukura. Njerëzit shfaqen të lodhur dhe të mërzitur nën pranga”, iu përgjigjën ata vajzës

Pak orë pas këtij komenti, policia arriti ta arrestojë atë dhe nuk është e qartë nëse u ndihmua nga komenti në fjalë apo jo./tch

earratisuraa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here