Kultivimi masiv i kanabisit, papunësia, korrupsioni… Këto janë disa nga çështjet kryesore për të cilat po e pyesin kryeministirn Edi Rama, ndjekësit e tij në Facebook. Kryeministri ka organizuar një konferencë LIVE për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve. Përsa i përket korrupsionit, qytetarët e pyesin në veçanti për miliada lekët që opozita thotë se Rama i ka dhënë me tendera publikë deputetit të tij, Sadri Abazi.