Në Krujë janë asgjësuar sot 3200 bimë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së pandërprerë dhe zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë asgjësuar 3200 bimë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Gryke Shkalle”, dhe “Shtrati i Lumit Gjole”, Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies:
• rreth 3200 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.