Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, i drejtoi një pyetje të pazakontë kryeministrit Edi Rama. Në faqen e tij në Facebook, ku Rama po mban një konferencë LIVE, Rakipi e pyeti se përse ishte shëndoshur kaq shumë. Kreu i qeverisë nuk iu përgjigj, pasi ai foli për luftën kundër krimit, korrupsionit, kanabisit, për koalicionin me LSI, për investimet dhe ekonominë dhe u përpoq të justifikohej se përse nuk e ndërtoi rrugën e Arbrit, ndryshe nga sa kishte premtuar në fushatat elektorale të vitit 2013 dhe 2015. Mes gjithë këtyre temave të rëndësishme, ai nuk gjeti kohë për t’i dhënë përgjigjje pyetjes së gazetarit, të cilit i kanë bërë përshtypje kilogramët e tepërt që kryeministri ka vënë gjatë pushimeve të gjata që bëri në jug të vendit.