Një këmbësor i moshuar u aksidentua për vdekje me makinë nga një 50-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë–Kavajë.
Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit Alfred Ahmeti, 50 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin Rrugor Rrogozhinë–Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar këmbësorin H. M., 86 vjeç, banues në fshatin Lekaj, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Durrësit.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit, është larguar nga vëndi i ngjarjes. Parashikuar nga Nenet 290/3 & 273 të Kodit Penal.