Qeveria greke ka vendosur t’i hapë rrugë punësimit të emigrantëve të cilët jetojnë e banojnë në shtetin fqinj në mënyrë të paligjshme.
Kjo pasi, Ministria e Brendshme e Greqisë, më datë 26 Gusht 2016 ka nxjerrë një qarkore ku vë në zbatim dispozitat e e nenti 13 A të ligjit 4251/2014 për shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm në Greqi, me të drejtë punësimi në ekonominë rurale – bujqësi!
Me këtë qarkore automatikisht përfitojnë këto kategori emigrantësh:
- Emigrantë të vendeve të treta, të cilët nuk kanë asnjë lloj leje qëndrimi të vlefshme, fitojnë qasje në tregun e punës (bujqësi).
- Emigrantë të vendeve të treta të cilat kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumenta me arsye të veçanta, në përputhje me nenin 19 të ligjit 4251/2014. / H. Mesi
Për më shumë informacion klikoni në këto linke:
http://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/egk11-15062016.pdf
http://www.ypes.gr/UserFiles/f0ff9297-f516-40ff-a70e-eca84e2ec9b9/kya11656-241-26082016.pdf