Tërmeti dhe lekundjet në vazhdimësi po shoqërohen me polemika dhe skandale në Itali. Dy janë çështjet në të cilat është përqendruar vëmendja: kolaudimet fantazmë të ndërtesave dhe përdorimi i fondeve të akorduara për rikonstruksionin e urave dhe institucioneve për të tjera projekte. Pritet mbledhja e dëshmive dhe provave për të përcaktuar edhe përgjegjësit e këtij skandali që çoi në tragjedi.
Toka vijon të lëkundet në zonat e Italisë qëndrore të shkatërruara nga tërmeti i 24 gushtit, por bashkë me to tashmë kanë nisur polemikat dhe skandalet.
Janë dy çështje në të cilat është përqendruar vëmendja e mediave dhe prokurorive në Rieti dhe Ascoli Piceno: Fondet e antisizmave të lëshuar pas tërmetit të vitit 1997 të shpërndara në projekte të tjera dhe kolaudimet fantazma të ndërtesave që më pas u shembën si pasojë e tërmeit.
Në fakt, dy tërmetet e mëdha, ai në zonën e Umbrias në vitin 19997 dhe ai në Akuila në vitin 2009, çuan në provincën e Rietit 84 milionë euro për rikonstruksionin e zonës.
Këto para ishin vetëm fillimi i një lumi parash që janë akorduar për të parandaluar dëme të mëdha në rast të fatkeqësive të ngjashme natyrore. Por kjo nuk ndodhi.
Dy ura janë dëmtuar rëndë në Amatriçe, pavarësisht se në 2014 u akorduan 611 mijë euro pikërisht për të rikonstruktuar 6 ura në zonë me qëllim rezistencën ndaj termeteve.
Para të cilat nuk u harxhuan vetëm sepse provinca e Ritetit nuk arriti të ndante shumën e parave që i takonte nga projekti rajonal.
Probleme të ngjashme janë shënuar edhe pas tërmetit të ‘97.
Duket se një pjesë e mirë e problemeve rezultojnë nga konfuzioni në proçesin e alokimit të fondeve, përfshirë rregullimin dhe përmirësimin sizmik.
Rregullimi kushton shumë më shume se sa përmirësimi, por nuk dihet pse paratë janë shpenzuar më shumë për këtë të dytën.
Në gjithë këtë histori, dalin në pah edhe kolaudimet fantazma, ose që nuk u bënë kurrë.
Kolaudime të cilat vranë njerëz dhe shkaktuan tragjedi.
Shumë shkolla dhe spitale në dokumente rezulton rezistente ndaj termeteve, ndërkohë që në realitet u shemben totalisht.
Autoritetet në Amatriçe e kanë çuar çështjen në Prokurori, ku po pritet mbledhja e dëshmive dhe provave për të përcaktuar edhe përgjegjësit e këtij skandali.