Përfundon pritja për Etrit Berishën, ja skuadra që do të transferohet

0
186

Etrit Berisha do të luajë për Atalanta këtë sezon. Mediat italiane e quajnë të mbyllur transferimin e tij në Bergamo dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Lazio që zotëron kartonin e portierit shqiptar deri në Qershor të 2018 e ka dhënë me të drejtë blerje tek Atalanta. Problemet me aktivizimin te skuadra laciale u kthyen në një pengesë për Etrit Berishën, i cili quhej portieri i kupave.

Kjo situatë u krijua pasi trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, deklaroi publikisht se beson te Federico Marchetti. Berisha nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon, madje nuk është ulur as në stol.

Etrit Berisha u transferua te Lazio nga Kalmar në verën e 2013. Gjatë kësaj periudhe portieri i Kombëtares ka zhvilluar 60 takime në të gjithë aktivitetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here