FBI e ka spiunuar Ajnshtajnin që nga viti 1933, kur ai hyri në Shtetet e Bashkuara, deri kur vdiq në vitin 1955.Ata shpesh përgjonin telefonat e tij, kontrollonin postën e madje edhe plehërat, për ndonjë dëshmi që ai ishte i përfshirë me ndonjë një grup apo aktivitet të dyshimtë, duke përfshirë edhe spiunazhin për Bashkimin Sovjetik.Një herë madje, FBI-ja bashkëpunoi edhe me Shërbimin e Emigracionit dhe Natyralizimit për të gjetur një arsye që ta dëbonte Ajnshtainin.Ata besonin se ai ishte ose një radikal anti-qeveritar ose komunist, për shkak të pikëpamjeve të tij politike dhe lidhjeve me grupe kundër luftës dhe organizata për të drejtat e njeriut.Para ardhjes së Ajnshtajnit në SHBA, Korporata e Grave Patriote i dërgoi një letër me 16 faqe Departamentit të Shtetit, ku protestonte ndaj hyrjes së tij në vend. Argumentohej se edhe Jozef Stalini kishte më pak lidhje me grupet komuniste, se sa Ajnshtaini.Si rezultat, Departamenti i Shtetit mori në pyetje Ajnshtainin për bindjet e tij politike, përpara dhënies së vizës. I zemëruar, Ajnshtaini u tha intervistuesve se populli amerikan e kishte lutur atë që të vinte në SHBA, dhe ai nuk do të toleronte që të trajtohej si i dyshuar. Pasi mori nënshtetësinë, Ajnshtajni qëndroi në SHBA, edhe pse e dinte se ishte nën mbikëqyrje.Një herë, ai madje i tha një ambasadori polak se biseda e tyre ishte duke u regjistruar fshehtas.