Presidentja e Brazilit largohet nga zyra pas shkarkimit, shkeli ligjet për buxhetin

0
165

Senatorët brazilianë votuan me 61 vota pro dhe 20 kundër pro shkarkimit të  presidentes Dilma Rousseff nga detyra, duke e shpallur fajtore për shkeljen e ligjeve të buxhetit.

Vendimi u mor pasi zonja Rousseff, presidentja e parë grua e vendit, iu përgjigj të hënën pyetjeve para senatit për 14 orë.

Argumentet përfundimtare për shkarkimin e saj u paraqitën të martën. Zonja Rousseff akuzohej se kishte përdorur ilegalisht para nga bankat shtetërore për të mbuluar deficitet në buxhetin federal, në një përpjekje për të rritur popullaritetin e saj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014.

Ajo kishte akuzuar kundërshtarët e saj se kanë përdorur gjyqin si një mënyrë për ta përmbysur dhe për të minuar demokracinë në Brazil.

Dilma Rousseff u zëvendësua nga zëvendëspresidenti i saj Michel Temer, i cili u betua si presidenti i ri i vendit, detyrë të cilën do ta mbajë deri në fund të mandatit më 1 janar 2019. Në një fjalim drejtuar kombit, Temer tha se pasiguria do të marrë fund.

“Marr përgjegjësinë si Presidenti i Brazilit pas vendimit transparent dhe demokratik te kongresit kombëtar. Koha është një shpresë për të rifituar besimin e Brazilit, pasiguria duhet të marrë fund. Ka ardhur koha të ribashkojmë vendin dhe të vëmë interesat kombëtare mbi interesat e grupeve të vogla”, tha Temer.

Kundërshtarët e Rousseff e përshëndetën largimin e saj që hap kështu rrugën për një ndryshim të fatit për Brazilin.

Por Temer, ish-zëvendëspresident i cili e ka drejtuar Brazilin që nga pezullimi i saj në maj, trashëgon një komb të ndarë me votues të pakënaqur dhe jo në formën e duhur për të mirëpritur masat shtrënguese me qëllim forcimin e financave publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here