Rama i dha 9.5 miliardë lekë tendera për pastrimin kompanisë fantazëm

1
189

Kompania “Ecologica Albania”, administratori i së cilës është shpallur në kërkim për një tender të fituar në Bashkinë e Tiranës, ke fituar miliarda lekë nga kjo bashki që në kohën kur drejtohej nga kryeministri aktual, Edi Rama.

“Ecologica Albania” është themeluar më 3 shtator të vitit 2008. Vetëm 15 ditë më vonë, më 18 shtator 2008 bashkia e drejtuar nga Edi Rama i jep një tender me afat 5 vjeçar për pastrimin e pjesës perëndimore të Tiranës.

Sipas kontratës, “Ecologica Albania” mori 1.9 miliardë ne vit. Në fund të vitit 2013 kur i mbaroi kjo kontratë, ajo arkëtoi plot 9.5 miliardë lekë nga arka e Bashkisë së Tiranës.

Administratori i saj, Antonio Brusci është shpallur në kërkim, pasi për të fituar tenderin e radhës në bashkinë e Tiranës, që tani drejtohet nga Erion Veliaj, kishte paraqitur dokumenta të falsifikuar.

Kompania ishte shpallur fituese, por falsifikimi u zbulua pas një ankese të Ministrisë së Transporteve dhe një kompanie pjesëmarrëse në garë.

Prokuroria po heton dhe hetimet pritet të zbardhin edhe përgjegjësitë e bashkisë në këtë tender të fituar me dokumenta zyrtarë të falsifikuar. /Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here