Në prag të vitit shkollor, Kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën e mesme “Zhani Ciko “ në Fier, e cila sapo është rikonstruktuar.
Por teksa Rama kujdesej që bashkë me stafin e shkollës dhe zyrtarët që e shoqëronin, të dilnin të qeshur në fotografi, në sfond të tyre shfaqj një pamje e pakëndshme.
Një djalë i vogël pas tyre, ngriti dy gishtat e mesit, duke prishur aurën e fytyrave të buzëqeshura të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.opinion.al