Shehu: Do ulim në maksimum taksat dhe do reduktojmë tarifat

0
184

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me tregtarë dhe me përfaqësues të biznesit dibranë ku shpalosi dhe platformën e tij. Në këtë takim mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Filozofia e demokratëve për taksa të ulta dhe reduktim të burokracive do të aplikohet edhe në bashkinë e Dibrës me Sherefedin Shehun kryetar Bashkie.

“Parashikojmë në programin tonë ulje në maksimum të taksave dhe thjeshtim të sistemit të taksave. S’ka pse të jenë 24 taksa bashkie. Dhe taksat asnjëherë nuk duhet të jenë shkak për të falimentuar biznesin. Sepse fatkeqësisht qeveria e sotme taksën e ka vendosur si mekanizëm edhe për të burgosur. Për ato shërbime që janë në letër dhe nuk ju ofrohen juve, për të cilat ju paguani taksat, nuk do të ketë taksë.

Taksë e pastrimit, po të jesh biznes i madh të marrin taksë të madhe. Ajo është një taksë që duhet të ketë një analizë. Për çfarë i paguan, për çfarë shërbimi i merr ? Në qoftë se ti nuk bën pis, nuk e ndot ambientin, pse duhet ta kesh më të madhe taksën?

Në qoftë se uji vjen një herë në ditë, pse duhet të rritet tarifat e ujit të pijshëm? Siç ka ndodhur edhe këto ditët e fundit që na janë ankuar qytetarët.

Ne do të punojmë që të përmirësojmë infrastrukturën dhe të krijojmë një ambient familjar, tërheqës për të ardhur investimet. Ne do të bëjmë panaire lokale që të shkojnë  bizneset e Tiranës dhe të Durrësit sepse atje është qendra e zhvillimit të Shqipërisë, të vijnë dhe të kontraktojnë për të blerë mollën, të kontraktojnë për të blerë fasulen”- u shpreh Sherefedin Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here