Kryeministri i Kosovës edhe zyrtarisht ka thënë se Qeveria e ka tërhequr ligjin për demarkacionin. Mustafa, duke folur para deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, tha se kjo tërheqje e ligjit për demarkacion në seancën e sotme, nuk do të thotë se Qeveria është tërhequr nga marrëveshja, por tha se nuk janë kushtet për të shkuar me votim sot.
Dekaratën Mustafa e ka bërë gjatë seancës së sotme, mes tensioneve brenda, e protestave që zhvillohen jashtë godinës së Kuvendit. Deklarata “Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin me arrëveshjes me Malin e Zi.
Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, ka thënë Mustafa