# Tags

Çfarë gjesti! Buffon ndali fërshëllimat për himnin francez

Ai quhet Gianluigi Buffon. Prej dy dekadash bota e quan “portieri më i mirë në botë“, por vit pas viti ai veçse vërteton se së pari përpiqet të jetë njeriu më i mirë i mundshëm. Episodi i fundit ku veterani i Juventusit dhe kombëtares italiane dëshmoi vlerat e tij të jashtëzakonshme njerëzore ishte para ndeshjes miqësore Itali-Francë, sfidë e luajtur në mbrëmjen e së enjtes. Gjatë ekzekutimit të himnit të “Gjelave”, Buffon arriti të ndalojë tifozët italianë të cilët po fërshëllenin francezët, teksa në sfond dëgjohej “Marsejeza“. Në stadiumin “San Nicola” të Barit portieri u mësoi respektin tifozëve dhe për këtë mjaftoi gjesti i tij i duartrokitjes, i shoqëruar edhe nga disa prej shokëve të skuadrës fqinje.

Ky veprim i gardianit legjendar nuk mund të kalonte pa u vënë re në Francë, aty ku mediet vendase shkruan se tifozët zemëruan kapitenin e madh, njeriun i cili është mishërim i klasit. Për të përgëzuar ish-kampionin e botës, sot 38 vjeç, mendoi edhe Gianni Infantino, president i FIFA-s, i cili ishte i pranishën. “Kjo ishte një fitore e bukur e kulturës dhe qytetërimit ndaj injorancës. Buffon është një shembull për të gjithë”, – u shpreh numri 1 i shtëpisë së futbollit botëror. Rezultati i ndeshjes? E ç’rëndësi ka kjo në një miqësore, kur ndodh një gjest i madh me një mesazh kaq universal?/telesport.al

Pas Haxhinastos jep dorëheqjen edhe drejtori i

10 gjërat që Nostradamusi ka parashikuar të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *