Xhibrilimin Keça, një 57 -vjeçar nga Korça, është vënë nën hetim edhe pse rezulton i sëmurë mendon. Hetimi ka të bëjë me disa letra që ai i kishte dërguar kryeministrit Rama, përmbajtja e të cilave është konsideruar si kërcënuese. Më 30 gusht në zyrën e kryeministrit kishte mbërritur një zarf me disa letra brenda. Përmbajtja e tyre nuk është bërë publike, por burime të policisë thanë për lapsi.al se letrat, përveç se kërcënuese, nxisin urrejtjen dhe grindjen. Policia ka verifikuar dërguesin dhe ka zbuluar se ai është një person me probleme mendore, që njihej nga të gjithë në lagjen e tij për këtë fakt. Megjithatë kjo nuk i ka penguar forcat e rendit që të nisin hetimet për 57 -vjeçarin për të zbuluar arsyet e vërteta të kërcënimit. Pak kohë më parë policia arrestoi edhe një avokat që kishte këmbyer disa mesazhe telefonike me kryeministrin. Kreu i qeverisë kërkoi ndihmën e uniformave blu, pasi i konsideroi mesazhet si shqetësuese.