U-21/ Kuqezinjtë në avantazh me gol nga Latifi

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 po luan aktualisht në Athinë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian të kësaj grupmoshe ndaj Greqisë vendase. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh me anë të Latifit në minutën e 22-të të pjesës së parë të ndeshjes, duke e vënë veten në pozicion të favorshëm për të marrë një rezultat pozitiv nga ky duel. Në radhët e kombëtares U-21 të Shqipërisë, që nga minuta e parë luan Rei Manaj, i cili udhëtoi dje drejt Athinës për t’iu bashkuar kombëtares meqë nuk u aktivizua në miqësoren me Marokun.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko