Një sherr ka ndodhur në Kavajë mes vjehrrës dhe nuses.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, ku 16-vjeçarja me inicialet F.B, është përleshur fizikisht me vjehrrën e saj, 58-vjeçaren Shqiponja Sinemata.
Sherri mes tyre ka ndodhur në banesë, ndërsa referuar materialeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, dy gratë plotësuan kërkesë-padi për të marrë urdhër mbrojtjeje.