Muharem Rama zhvilloi takime elektorale në Kishavec, Limjan e Kander

0
190

Kandidati i së majtës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në fshatrat Kishavec, Limjan e Kander të njësisë administrative Kastriot. Në Kishavec, kandidati Rama premtoi korrektësi në ndarjen e ndihmës ekonomike nga bashkia duke shmangur problematikat e diferencimet mes qytetarëve. “Ndihma ekonomike do të shkojë aty ku të ketë nevojë. Këtë e them me bindje të plotë se me të marrë bashkinë, ndihma do ti shkojë vetëm atij që i takon”, u shpreh Rama.

Rama u ndal edhe në një takim me veteranë të qytetit ku premtoi rikonstruksionin e varrezave të dëshmorëve dhe rrugës që lidh ato me qytetin. “Me fitoren e Bashkisë do të mund të bëjmë realitet projektin për sistemimin e hapësirës së varrezave të dëshmorëve. Siç e keni parë, rruga e Pollozhanit është bërë me asfalt dhe kjo është një lehtësi më shumë për ju që të shkoni e të vizitoni varrezat”, theksoi kandidati Rama.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e fshatit Limjan, Rama u angazhua për investime në rrjetin rrugor që konsiderohet ndër problemet më të mëdha për këta banorë. “E di që problem më i madh këtu është rruga. Do ta fusim në projektet e bashkisë së ardhshme për bërjen e kësaj rruge me standarde”, deklaroi kandidati Rama.

Kandidati i së majtës mbylli ditën me takime në fshatin Kander ku prezantoi para banorëve programin elektoral.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here