Policia e ogradecit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi ka dhunuar nënën e tij 63-vjeçare.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga është vënë Edmond. B, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se dje, në gjendje të dehur, 31-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në banesë ndaj nënës së tij, 63-vjeçares N.B., shtojnë të njëjtat burime.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”.