Kur kanë ngelur dhe 2 ditë nga publikimi i listës zyrtare të fituesve në Universitet, shancet për të fituar varen nga mesatarja e çdo kandidati. “Përzgjedhja e fituesve bëhet sipas parimit Meritë Preferencë. Maturanti/kandidati shpallet fitues në preferencën më të lartë të grupit të preferencave ku ai ka tejkaluar pikët e fituesit të fundit. Listat e fituesve do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve”, – thotë Ministria e Arsimit.
Regjistrimi i fituesve
Regjistrimi i fituesve të shpallur në Universitete bëhet në dy faza:
-Faza e parë (Regjistrimi paraprak online në Portalin e Maturës Shtetërore)
-Faze e dytë (Regjistrimi përfundimtar në fakultet me dokumente)
Udhëzuesi teknik për regjistrimin paraprak online publikohet në faqet zyrtare të MAS dhe AKP disa ditë përpara shpalljes së listave të fituesve të fazës së parë sipas Parimit Meritë Preferencë, pas aplikimit me formularin A2. Gjithashtu po në këto faqe publikohet dhe udhëzimi për regjistrimin përfundimtar (me dokumente) të studentit pranë sekretarive mësimore të IPAL, në programin e studimit ku është shpallur fitues.