Të mbyllësh kursimet në bankë në formën e depozitave nuk është më e leverdishme, pasi avantazhi më i madh që ke është se i ke të sigurta.
Sa për interesat e depozitave, ato janë aq të ulëta, sa fitimi është i papërfillshëm, veçanërisht për shumat e vogla. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, në qershor, interesat e depozitave shënuan një tjetër rënie.
Për kursimet me afat 1 vjeçar, norma mesatare e kthimit ishte vetëm 0.73% në qershor, nga 0.84% muajin e mëparshëm. Në qershor të një viti më parë, interesi mesatar ishte 1.45%.
Qytetarë: Derisa bien interesat nuk ke interes t’i mbash. Duhet t’i vësh në punë. T’i vësh në punë dhe të marrësh pasuri të paluajtshme.
-Unë jam partizan i investimit dhe jo t’i vësh paratë nën dyshek apo në banka.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qytetarët nuk po depozitojnë më. Sipas statistikave, stoku i depozitave me afat në lekë të rezidentëve, që zë 31% të totalit të depozitave në vend, arriti në 306 miliardë lekë në korrik, me një tkurrje prej gati 4 miliardë lekë vetëm për një muaj. Ndërsa kundrejt fundit të vitit 2015, depozitat me afat të individëve janë ulur me rreth 17.2 miliardë lekë.
Duke mos përfituar më nga depozitat, qytetarët po kërkojnë alternativa të tjera investimi, në përpjekje për të gjeneruar një fitim më të lartë./oranews
INTERESAT E DEPOZITAVE 1-VJEÇARE
Qershor 2016 0.73%
Korrik 2016 0.84%
Qershor 2015 1.45%
DEPOZITAT E QYTETARËVE
Fundi i korrikut 2016 306 mld lekë
Kundrejt muajit të kaluar 4. mld lekë rënie
Kundrejt fundit të 2015-ës 17.2 mld lekë rënie