Ka publikuar vetëm një këngë, është larguar nga koncertet verore, ka qenë mesatarisht aktive në rrjetet sociale dhe përsëri ka qenë në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën e cila ka paralajmëruar projektin e parë në vjeshtë, një fotosesion në New York nga fotografi, David Paul Larson. Fillimisht Elvana ka postuar një video nga backstaget e këtij seti dhe më pas ka qenë vetë fotografi, i cili ka publikuar një foto gjysëm topless së saj në profilin e tij në Instagram.
Kurse sa i takon muzikës, ylli i popit pritet të publikojë së shpejti edhe projektin e saj të ri me Capital T dhe 2Po2.