Mes urimeve të shumta për ditëlindje moderatorja e Top Channel Luana Vjollca ka marrë një vërtet të veçantë. Liberian Selimi, vëllai i reperit Getoar Selimi, e ka uruar Luanën përmes një fotografie të të dyve në Instagram. “Lion’a gëzuar ditëlindjen, të uroj vetëm më të mirat”, përfundon mesazhi i vëllait të Getit. Mesa duket krushqia mes tyre ecën në mënyrë të shkëlqyer pasi Liberiani e ka thirrur edhe me përkëdhel motrën e të dashurës së vëllait të tij.