Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare. Policia e Lezhës njofton se mesditën e sotme rreth orës 11.00, në plazhin e Tales në Lezhë, Myzafer Et’hemi, 57 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, i cili ishte pushues në Tale të Lezhës, me disa shokë të tij, ka humbur jetën sapo është futur në det.
Nga hetimet paraprake si dhe nga ekspertiza mjeko- ligjore, dyshohet për shkaqe natyrale (hemoragji cerebrale).
Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme hetimore.