Përfaqësuesja e Maqedonisë mbërrin në Shkodër (Foto)

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka mbërritur në Shkodër pas 5 orëve udhëtim

Pesë orë udhëtim për të mbërritur në Shkodër. Kjo është koha që i’u nevojit përfaqësueses së Maqedonisë, për udhëtimin drejt kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Udhëtimi i ekipit maqedonas nisi nga Shkupi, për të kaluar në shtetin e Kosovës dhe për të hyrë më pas në kufirin shqiptar, me autobusin që u prit nga një eskortë e madhe e policisë dhe një automjet i konsullatës maqedonase.

Prej paradites së kësaj të diele, skuadra e Maqedonisë u akomodua në hotelin “Grand Europa” të Shkodrës, aty ku do të qëndrojnë deri paraditen e së martës.

Ndërsa prej orës 20:45, skuadra maqedonase do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Loro Boriçi”, në orarin e ndeshjes së 5 Shtatorit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko