Qytetarët e Kalkutës të lumtur për shenjtërimin e humanistes shqiptare

0
205

Qytetarët e Kalkutës në Indi kanë shprehur nderimet e tyre për figurën e Nënë Terezës kur na ndajnë vetëm pak orë nga shenjtërimi i saj. Ata falenderojnë humanisten e njohur në mbarë botën për përkushtimin e treguar për ta. Ndërkohë, në të gjithë qytetin përgjatë ditëve të fundit ka patur aktivitete të ndryshme, përfshirë luftje, homazhe, evente kulturore, etj.

 Kur na ndajnë tashmë vetëm pak orë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, qytetarët e Kalkutës, vendit të cilit humanistja shqiptare i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj, shprehen se ndihen mjaft të lumtur për këtë nderim që po i bëhet figurës së saj.

Përgjatë ditëve të fundit, në qytet ka patur lutje, bisedime si dhe evente kultutore kushtuar Nënë Terezës.

Në fjalën e tyre, qytetarët thonë se kanë një ndjenjë krenarie që humanistja do të shpallet shenjtore.

“Ajo do të shpallet shenjtore dhe është një gjë kaq e madhe. Dua të them gjithashtu se Idia ka një sens krenarie, pasi Nënë Tereza jetoi këtu. Mund t’a themi me shumë krenari se Nënë Tereza qëndroi me indianët dhe se do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”, janë fjalët e kësaj qytetareje.

Entuziazmi i qytetit duket në çdo hapësirë. Në çdo lagje ka nga një poster ose një homazh për humanisten shqiptare të njohur në mbarë botën.

Nënë Tereza jetoi për vite me rradhë në Kalkuta me misionin për t’iu ardhur në ndihmë banorëve që edhe sot e kësaj dite jetojnë në kushte ekstreme varfërie.

Për përkushtimin e treguar jo vetëm në Indi por edhe në venda të tejra, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është nderuar në mbarë botën teksa në vitin 1979 i’u dha cmimi nobel për punë vullnetare me qëllim tejkalimin e varfërisë dhe mjerimit”.

Por jo vetëm kaq, Nënë Tereza refuzoi që t’a pranonte edhe fondin prej 192.000 dollarësh amerikan që jepej për këtë çmim, duke kërkuar që paratë të dhuroheshin për bamirësi drejt personave të varfër në Indi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here