Një dokumentar 60 minutësh dedikuar një historie për kancerin në gji, i cili u transmentua live në “Sunday night”, ka hapur shumë debate në internet.
Video tregon Roxt Jacenko, mamanë e dy fëmijëve, teksa vizition zyrën e saj të punës të “Sweaty Betty PR” ndërkohë që të gjitha punonjëset e ulura në tavolinat e tyre duken njësoj – bjonde dhe të veshura me të zeza.
Kjo gjë ka shkaktuar shumë polemika në Twitter, me komentues të cilët kritikonin vendin e punës.
“Kjo është e frikshme, ajo nuk do t’ja dijë për diversitet” shkruante një përdorues online, shkruan ora, përcjellë Klani.
Ndërkohë një tjetër shtoi: “Nëse nuk je bjonde dhe femër mos apliko për këtë punë”.