Para se bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar të bëhej krimineli më i pasur në histori, ai u rrit si një djalë i klasës së mesme, duke u përpjekur shumë për të siguruar jetesën. Babai i Escobarit kishte qenë gjithmonë një figurë e munguar, duke e lënë nënën e tij që të rriste shtatë fëmijët. Mungesa e nevojave themelore e transformoi Escobarin.
Ambicia e tij që në moshë të re, ishte që të bëhej milioner që në moshën 22 vjeç. Ndonëse mbreti famëkeq i drogës vrau me mijëra njerëz, ai mbeti një familjar i përkushtuar, ndaj gruas së tij Maria Victoria Henao dhe dy fëmijëve që të dy kishin, Sebastian Marroquin dhe Manuela Escobar.
Fotografi burgu, 1977
Karriera kriminale e Escobarit nisi me mashtrime të vogla rruge, duke shitur cigare kontrabandë dhe bileta false llotarie. Vetëm në 1975, Escobari nisi operacionin e tij të kokainë, duke kontrabanduar sasi të mëdha kokaine në SHBA me avionë. Teksa kërkesa për kokainë u rrit shumë në SHBA, po kjo gjë ndodhi edhe me biznesin e Escobarit. Shumë shpejt ai furnizonte 80% të kokainës në SHBA, duke e transportuar nga toka, ajri dhe deti. Në këtë fotografi të famshme të bërë kur u ndalua nga agjencia e kontrollit e Kolumbisë në Medellin, 1977, Pablo shfaqet duke buzëqeshur.
Pablo Escobari dhe karteli i drogës i Medellinit, 1983
Pablo Escobar ka dalë në shkattët e stadiumit bashkë me pjesëtarë të kartelit të tij të drogës, në një ndeshje futbolli. Eshtë thënë se bosi i kokainës ishte financuesi kryesor i Atletiko Nacional, skuadra e Medellin, që fitoi Copa Libertadores në Amerikën Latine në vitin 1989. Një tifoz futbolli që në vegjëli, Escobari gjithashtu ndërtoi shumë fusha futbolli, komplekse sportive dhe sponsorizoi skuadrat e fëmijëve.
Robin Hud?!
Ndërkohë që Pablo Escobari shihej si armik nga qeveria e Kolumbisë dhe ajo e SHBA, ai konsiderohej si një lloj Robin Hudi për shumëkënd, pasi shpesh herë shpërndante para për të varfërit, përmes projekteve të strehimit dhe shërbimeve të tjera civile.
Me familjen, 1983
Pasi shumë prej njerëzve të Escobarit u arrestuan dhe iu gjetën 38 kg kokainë, mbreti i drogës u përpoq të korruptojë dy gjykatës, që po ngrinin cështjen kundër tij. Më pas ai urdhëroi vrasjen e dy policëve që e arrestuan dhe cështja u mbyll. Kështu nisi rruga e Escobarit, që ose i korruptonte autoritetet, ose i vriste.
Intimidimi
Kanosja mbizotëronte në marrëdhënien e Escobarit me qeverinë kolumbiane. Politika e tij brutale, që mori emrin “plata o plomo”, përkthehet “prano paratë ose do të vrasim”. Kjo gjë shkaktoi vdekjen e dhjetëra njerëzve, duke përfshirë civilë, policë dhe zyrtarë shtetërorë.
Operacioni
I identifikuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në Kolumbi, ai humbi nga sytë gjatë një operacioni të madh SHBA-Kolumbi. Qeveria e SHBA kërkoi ekstradimin e tij, nëse kapej, për t’u përballur me akuza për trafikim në Amerikë.
Sulmi në pallatin e drejtësisë
Besohet se Escobari mbështeti sulmin ndaj pallatit të drejtësisë në Kolumbi, i kryer nga guerilas të majtë. Ky sulm rezultoi në vrasjen e gjysmës së gjykatësve. Escobari shkruante në librin e tij se ai pagoi guerilasit e G-19 që të hynin në Pallatin e Drejtësisë për të djegur të gjithë dokumentat e Los Extraditables – grupi i trafikantëve të kokainës që rrezikohej të ekstradoheshin në SHBA, nga qeveria kolumbiane.
Vrasja e kandidatit për president
Luis Carlos Galan ishte një kandidat për president shumë i favorizuar, si dhe armik i Escobarit, për shkak të mbështetjes së tij të fortë për marrëveshjen e ekstradimit në SHBA. Galani hipi në skenë përballë 10 mijë njerëzve në Soacha, përpara se të vritej me automatik në 1989. Besohet se autor i Escobari.
Vënia e bombës në Avianca 203, viti 1989
Në një atentat të dështuar për të vrarë kandidatin presidencial për në zgjedhjet e 1990, Cesar Gaviria Trujillo, besohet se Pablo Escobari vrau 107 njerëz të pafajshëm, duke përfshirë dhe tre në tokë, pasi vendosi një bombë në avionin e Avianca 203. Pak minuta pas ngritjes, një person me kostum dhe me një valixhe në dorë ndezi bombën pranë serbatorit të avionit, në një zonë mbi bashkinë e Soachas, në 27 nëntor 1989. Ishte akti kriminal më vdekjeprurës në historinë e Kolumbisë.
La Catedral, 1992
Pas vrasjes së Luis Carlos Galan, administrata e Cesar Gavirias vuri në shënjestër Escobarin. Pas negociatave, qeveria bindi Escobarin që të dorëzohej dhe ndalte aktivitetin kriminal për një dënim të reduktuar si dhe një trajtim preferencial. Escobari u dorëzua në 1991 dhe u vendos në burgun që vetë kishte ndërtuar, La Catedral. Në foto një prej dhomave të shumta të burgut.
Operacioni vazhdoi
Pasi u zbulua se Escobari e vazhdonte biznesin e drogës nga brenda La Catedral, qeveria e zhvendosi në një tjetër burg. Në foto bosi i drogës në burgun Envigado, para se të arratisej.
Arratia
Fotografia origjinale qëndron varur në një prej qelive ku u burgos Escobari. Escobari dhe nëntë prej pasuesve të tij u arratisën nga burgu në 22 korrik 1992, pas 13 muajsh aty. Pas arratisjes së Escobarit, Komanda e Forcave të Operacioneve të Përbashkëta e SHBA si dhe Centra Spike u bashkuan në ndjekje të bosit të drogës.
Vrasja
Policia kolumbiane dhe forcat e ushtrisë sulmojnë nga catia ndërtesën ku bosi i drogës ishte vrarë vetëm pak minuta më herët, gjatë një shkëmbimi zjarri mes forcave të sigurisë dhe Escobarit e truprojës së tij në 2 dhjetor 1993. Vdekja e Escobarit dhe truprojës shënoi fundin e një ndjekjeje 16 mujore për Escobarin, njeriun që kontrollonte një prej perandorive më të pamëshirshme të trafikut të drogës.
DEA
Steve Murphy, i agjencisë amerikane DEA, me bluzë të kuqe, pozon pranë trupit të Escobarit pasi ky u vra në 2 dhjetor 1993.
Vrasje apo vetëvrasje?
Nuk është provuar asnjëherë se kush e qëlloi plumbin në kokë, që i mori jetën. Të afërmit e Escobarit besojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, që të mos kapej i gjallë. /www.bota.al