Drejtoresha e Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, iu drejtua këtë të hënë prindërve dhe nxënësve të shkollave 9 – vjeçare dhe gjimnazeve të Shqipërisë.
Në fakt, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shitja e librave duhet të kishte nisur që në 25 Gusht. Por edhe 11 ditë pas kësaj date, në shumë librari ku ndahen tekstet shkollore, shitja e tyre nuk ka nisur.
Vetë librashitësit thonë se janë në pritje. Një prej tyre tregon se mungesa ka për çdo klasë.
Shpërndarja e teksteve shkollore po vonohet për shkak të mungesës së pullave të sigurisë, me të cilat duhet të pajisen botimet e reja.
Deri tani, pullat e vitit 2016 nuk kanë dalë ende në qarkullim dhe arsyeja e vonesës nuk u shpjegua as nga Drejtoresha e Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit./Tv Klan