Shtyhet gjyqi për bashkëpunëtorët e vrasjes së biznesmenit qipriot

0
272

Gjyqi për gjashtë të arrestuarit për atentatin ndaj biznesmenit qipriot, Fano Kalipsidiotis është shtyrë për në 19 shtator. Ai u vra më 23 qershor nga dy shqiptarë, njeri prej të cilëve, Jani Vogli vdiq në vendngjarje, ndërsa Aleks Burreli është ende në kërkim.

Kështu, Mario Kristodulu, Panajotis Pentafakas, Sofia Gregoru, Loi Dejan, Sotiria Nefitu dhe Karalambos Andreu janë në bankën e të akuzuarve si bashkëpunëtorë të vrasjes së biznesmenit. Ata akuzohet për vrasje në bashkëpunim, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, poseidim të lëndëve plasëse, vjedhje dhe fshehje të provave për vrasjen në fjalë. Madje, Loi Dejan, ka qenë edhe truproja e biznesmenit, raportojnë mediat qipriote./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here