Xhesika Ndoja nuk lë mundësi pa e shfrytëzuar vetëm për të qenë pjesë e mediave rozë apo edhe të marrë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të saj.
Para disa ditësh ajo në rrjetet sociale tregoi tatuazhin e saj më të ri e të cilin ja kishte kushtuar dashurisë, familjes dhe muzikës sipas saj pjesë e pandarë.
Derisa në njërin nga postimet e saj të fundit ajo e shfaq pjesën e trupit ku e ka bërë tatuazhin dhe ndonëse dukej paksa e padepiluar ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim Xhesikën, atëherë nuk kanë ndaluar edhe komentet për këtë pjesë.
Madje njëri prej komentuesve ka marrë një kundërpërgjigje nga këngëtarja shkaku i komentit të tij.