Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar sot se tashmë ka një sistem të ri për ankesat e maturantëve që e bën më të lehtë zgjedhjen. Në një prononcim pasditen e sotme, Nikolla njoftoi gjithashtu se më 20 shtator do të dalë edhe lista e fituesve. “Kemi vënë në funksion një sistem të ri. Sistemi i ri e bën më të lehtë zgjedhjen. Universitetet i kanë bërë publike kriteret. Kush mendon se i është shkelur e drejta, të bëjë ankesë. Në datën 20 shtator do të dalë lista e fituesve. Garantojmë transparencë dhe paanshmëri. Sistemi që po aplikojmë është më i drejti dhe transparenti”, tha Nikolla.