Çmenduria e djalit romantik për të rigjetur vajzën e ëndrrave

0
292

Një djalë romantik u takua me vajzën e ëndrrave të tij në një festival, por harroi t’i merrte asaj numrin e telefonit dhe e gjeti përsëri pasi vendosi postera të fytyrës së tij, në të gjithë qytezën e saj.

Nick Hopton njohu një vajzë të quajtur Freya, në festivalin Boomtown, në Hampshire dy javë më parë, dhe mbeti i zhgënjyer më pas ngaqë nuk i mori asaj të dhënat.

romantiku 3

Gjithçka që ai dinte për të ishte vetëm se ajo punonte dhe jetonte në Horfield, Bristol. Kështu që ai vendosi të ngjiste postera të vetes në të gjitha stacionet e autobusit në atë zonë, duke i kërkuar që ta kontaktonte.

Pasi vendosi posterat të hënën, ajo i pa dhe e kontaktoi pasmesnate dhe çifti u takua sërish.

“Jam i mahnitur pasi funksionoi shumë shpejt. Ne u ritakuam sërish, dhe do doja të vazhdoja ta takoja,” tha Hopton.

romantiku dy

Mesazhi “E njihni Freya-n?” funksionoi më së miri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency