Hyka: Vuajtëm, por e merituam fitoren

0
216

Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes, mesfushori Jahmir Hyka u shpreh i kënaqur me triumfin përballë maqedonasve, të cilin e konsideroi si plotësisht të merituar për atë që skuadra dha në fushë.

“Duke parë atë që treguam sidomos në pjesën e parë, mendoj se është një fitore mëse e merituar. Ishte një triumf që erdhi me vështirësi, por në fushë treguam forcë dhe vullnet. Për këtë jemi shumë të gëzuar”, tha 28-vjeçari. Futbollisti i Luzernës u përdor nga trajneri De Biazi si në të majtë edhe në krahun tjetër dhe beson se ka dhënë më të mirën në të dy pozicionet. “U ndjeva më mirë pas sulmuesit, se është pozicioni im natyral, por edhe në të majtë besoj se dhashë maksimumin dhe e ndihmova ekipin. Nuk e prisja të isha titullar pas rikthimit, por nëse jep maksimumin, të gjithëve u vjen mundësia. Të gjithë janë të rëndësishëm. Emocionet më të mëdha i kisha sot në stol, pasi kur je në fushë përqendrohesh dhe nuk e ndien presionin e emocioneve”, tha Hyka

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency