Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, Ansi Agolli shprehet i kënaqur që dha më të mirën si Kapiten i skuadrës. Sipas tij, Shqipëria duhet të kishte ndryshuar rezultatin që në pjesën e parë, ndërsa i konsideroi 15 minutat e sotme të lojës, të vështira, sidomos nga ana psikologjike. “Ishte një 15 minutësh i vështirë sidomos nga ana psiklogjike. Një ditë apo dy ditë rresht është hera e parë që po e provojmë. Duhet ta kishim ndryshuar rezultatin në pjesën e parë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Dhe sot kemi dhënë zemrën, pasi vetëm kështu mund ta fitonim këtë ndeshje. Në pjesën e parë bëmë administrimin e avantazhit. E qarkulluam topin. Megjithatë duhet të kishim tentuar pak më shumë për të dyfishuar rezultatin. Por ky është futbolli. Atë që deshëm e morëm. I pyetur se çfarë u tha De Biasi para kësaj ndeshjeje, Ansi Agolli u shpreh se “Para ndeshjes ne ndajmë ato detyrat dhe angazhimi është maksimal. Por kjo e sotmja ishte pak ndryshe, ishte pak e vështirë që të mobilizoheshim. Falë Zotit fituam.