Një nënë e një fëmije ka vendosur t’i shkruajë një letër të hapur kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në letrën e publikuar te faqja “Qytetarët për Parkun”, nëna e identifikuar me inicialet A.D. shkruan shqetësimet e saj për kopshtin nr. 42, i përuruar pak më parë nga kryebashkiaku.
LETRA
Një letër e hapur për Z. Erion Veliaj nga një qytetare!
”Përshëndetje Z. Veliaj!
E frymezuar nga fushatat dhe PR që i bëni punës suaj, vendosa të regjistroj vajzën në kopshtin publik nr. 42. Pyetje: Kjo dyshemeja e çare në të gjtha dhomat nuk besoj të jetë pjesë e ‘desing’ apo rikonstruktimit – E dini që përbën rrezik për fëmijët??? Me ato raftet bosh, pa libra, pa lodra, pashë vetëm fëmijë të dëshpëruar që s’kishin me se të merreshin. Zhgënjyese – gjithçka shumë larg asaj që ju prezantoni. Pastaj nuk po flas për buzëqeshjen e munguar të edukatores se është çështje më vete! Punë të mbarë! ” përfundon kështu letrën A.D.