Një djalë i moshë 11 vjeç është përplasur nga një makinë në një rrugë dytësore te rruga e Kavajës.
Policia njofton se fëmija me iniciale K.H është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, tip “Mercedes Benz”, Bashkim D., 39 vjeç, i cili shkaktoi aksidentin.