Udhëtimi i kombit nga kuptimi në moskuptim

0
295

Artan Fuga
——————

Një ditë po mendoja se përgjatë historisë të viteve të pavarësisë dhe të shtetit shqiptar në këtë shekull, kemi përjetur momente kuptimi të rrugës sonë, dhe pastaj shoqëruar nga momente hutimi.

Kur them kuptimi, jomedoemos një kuptim i mirë apo që ka dalë përfundimisht i saktë, se të tilla zgjidhje nuk ka.

Poqese do të ndiqja metodologjike historiografike të Oswald Shpenglerit, filozof i madh i historisë, historinë nuk do e ndaja sipas viteve kalendarike, ajo nuk është histori ashtu është gjeografi, ta zemë kur dikush : Unëëë, un jam historian ta zemë i shekullit zero, ose i shekullit 16 e gjysëm !!! Ose ndarja me revolucione që jep një politizim total, alla toptan, të historisë, ose ndarja me rende shoqërore, a thua se historia fillon nga zerua.

Shpengleri e ndan kohën historike në tre pjesë :

Lindja e një epoke
Maturimi i një epoke
Rënia e një epoke

Ta zemë rënia e perandorisë romake dhe rënia e perandorisë osmane kanë ndodhur në vite gjeografikë tê ndryshëm, në shekuj të ndryshëm, por sipas metodologjisë shpengleriane të dyja ngjarjet janë bashkëkohore sepse kanë karakteristika të njejta.

Tani t’i marrim shpejt me rradhë :

Pavarësia :

Lindja : të gjithë shqiptarët përgjithësisht bashkuar në një ide të madhe : Na duhet shtet kombëtar për ta shpëtuar e progresuar Shqipërinë.

Maturimi : Kthimi sadopak në realitet dhe nisja e punës institucionale

Rënia e e epokës : Përçarje mes elitave, rusofilë e histlerofilë, kolaboracionistë e monokratë, ca lindorë, ca perëndimorë, nisin moskuptimet, kombi humbet rrugën nëpër luftra ballkanike, lëvizje haxhiqamiliste dhe antiqamiliste, pesimizëm social, varfëri, prapambetje. Revoltë.

Socializmi :

Lindja : Ideja siguron një lëvizje sociale dhe antifashiste masive. Një ide e re vjen në shpirtin kolektiv, entuziazëm fillestar ca edhe idealist.

Maturimi : Reformat e para, reforma agrare, kundër analfabetizmit, industrializim, rrugë e ku di unë çfarë tani.

Rënia : Shqiptarët i masakrojnë ata që janë në pushtet për t’u shërbyer, ateistë dhe revolucion kulturor kinez, varfëri, prapambetje, kupona me dy vezë me bukë me djath në javë, pesimizëm, revoltë.

Demokracia (i thënçin) :

Lindja : Populli me një ide, pluralizëm, demokraci, pushteti te qytetarët, mirëqënie, Europë, lulëzim teknologjik, bollëk, barazi para ligjit. Bashkim kombëtar. Të gjithë në shesh. Duket se e kemi kuptuar historinë

Maturim : Lindin institucionet, fillojnë ca elemente tregu, Shqiptari ikën nga sytë këmbët por lëviz lirisht, shpëton nga burgjet politike dhe internimet, bëhet me një lloj prone.

Vdekja : Korrupsion, idtë e përbashkëta bien në ujë dhe zëvendësohen me sharje me non’ e bab’ në studio televizive nga analistë, propagandë idiote, sherre, pesimizëm social, …

Hajde thuaj jo po deshe Oswaldit të kam rixha.

A nuk jemi ne në 1915, 1936, 1980, tani në 2016? A nuk jemi më afër viteve ’80 të vdekjes të socializmit sesa në vitin 1991 kur plot optimizëm bërtisnim : “Liri – demokraci!” në sheshe ku të gjithë e kishim kuptuar më së miri historinë?

Kuptoni më gjë tani ju?