Zbulimi befasues, Pogba nuk është transferimi më i mbivlerësuar

0
273

Me aq shumë para që qarkullojnë për momentin në tregun e transferimeve botërore të futbollit, nuk ka dyshim se disa klube paguan më shumë për disa futbollistë, se sa në të vërtetë është vlera e tyre reale. Natyrisht, transferimi i Paul Pogba te Manchester United theu rekordin botëror të transaksioneve në futboll për një futbollist të vetëm, ndërsa Juventusi i përdori paratë e gjeneruara, për të blerë Gonzalo Higuain për shumën e 90 milionë euro.

Veç faktit që ishte golashënuesi më i mirë në Seria A gjatë sezonit të fundit dhe çmimit rreth 20 milionë euro më pak të kushtueshëm se Pogba, faktikisht është Higuain ai që kryeson listën e futbollistëve të mbivlerësuar, të blerë gjatë kësaj merkato vere, sipas një studimi të kryer nga observatory i futbollit CIES, ndërsa vetë francezi renditet në vend të nëntë. Në të vërtetë, ajo që në tabelën e klasifikimit titullohet “Estimated value” që do të thotë “Vlera parashikuar”, përllogaritet nga algoritmat e CIES, të cilat është vërtetë e vështirë të shpjegohet se si janë ndërtuar, por thjeshtë merren të mirëqëna, pasi është provuar fakti se funksionojnë në mënyrë perfekte. Çuditërisht, blerja insistuese e Jo

Çuditërisht, blerja insistuese e Jose Mourinhos nga Juventusi nuk rezultoi të jetë në të vërtetë ajo më e mbivlerësuara në historinë e Manchester United apo dhe në të gjithë Premier League, teksa ky çmim shkon për qendërmbrojtësin Eric Bailly, i cili e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Në top 10 janë renditur edhe dy blerjet e minutës së fundit të Chelseas, David Luiz dhe Marcos Alonso, të preceduar nga blerja e Everton, John Stones. Në vend të katërt dhe të pestë të klasifikimit renditen Yannick Bolasie i transferuar te Everton, sikurse dhe Granit Xhaka te Arsenal. Ndërkohë që top 10 mbyllet me Leroy Sane./telesport