Apple cudit me iPhone 7-tën, ja vecantia e pa besueshme

0
263

Ashtu siç edhe kishte njoftuar muaj më parë, Apple prezantoi këtë të martë risitë që do të hedhë në treg këtë fillim vjeshtë, ku më i shumëpritur është iPhone 7.

Tim Cook prezantoi pajisjen e re në “Bill Graham Civic Auditorium” në San Françisko.

iPhone 7 nuk do të ketë vend të dedikuar për kufjet, të cilat mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren “Airpods”, kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh. Këto kufje shoqërohen me bateri dhe janë të karikueshme. Jetëgjatësia e baterive të tyre me një karikim shkon 24 orë.

Për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të dëgjon muzikë apo diçka tjetër nga iPhone 7 me asnjërën prej këtyre metodave, Apple sjell edhe një adoptues për kufjet tradicionale që janë në treg.

Në dezajn Apple ka ruajtur traditën, por sjell disa risi interesante sa i përket pamjes, që pasurohet me një fije alumini.  Është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe vjen me një procesor 50 përqind më të shpejtë sesa paraardhësi i tij.

7 i thjeshtë ka një kamera me stabilizim imazhi optikal, lente 6 elemente me F/1.8 hapje, ndërsa 7 Plus ka lente të dyfishta me kend të gjerë dhe telefoton. Edhe ky produkt është rezistent ndaj ujit e pluhurit.

Në këtë seri të pajisjes më të suksesshme të gjigantit amerikan të teknologjisë, kompania ka menduar më shumë për “selfiet”. iPhone 7 vjen me një kamera ballore prej 7 megapiksel, gjithashtu me lente të dyfishtë.

Në të dy modelet, Apple thotë se kohëzgjatja e baterisë është rreth 60 përqind më shumë se në produktet paraardhës.

Gjatë prezantimit të risive teknologjike për këtë vit, kreu i Apple, Tim Cook kujtoi se ky është një vit jubilar për kompaninë që ai drejton.

“Kemi shitur 1 miliard iPhone deri më tani, që e bën këtë produktin më të shitur të këtij lloji”, tha ai.

Veç iPhone Apple prezantoi edhe serinë më të fundit të Smart Watch

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency