Jemi në prag të fillit të shkollës , fizioterapisti Endrit Mone këshillon prindërit të jenë të vëmendshëm që canta e fëmijëve mos ta kalojnë masën e 30 përqid të peshës së fëmijës.
Fizioterapsiti Endrit Mone shprehet se në këto 10 vite numri i të rinjve me probleme në shtyllën kurrizore po rritet me shpejtësi.
Nëse prindërit vërtet kanë kënaqësi kur fëmijët e tyre edhe pse në mosha të vogla janë të zotë në përdorimin e teknologjisë, duhet të mendojnë edhe për një tjetër aspekt se si ndikon ajo në dëmtimin e shtyllës kurrziore.
Shumë prej nesh mendojnë se palestra është zgjidhje por jo, kini kujdes në shumë raste palestra dëmton më shumë dhe përkeqëson situatën tuaj shëndetësore.