Dashuri deri në momentin e fundit, kjo është foto që përloti botën

0
291

Shtatëdhjetë e shtatë vjet martesë dhe një dashuri, që vetëm vdekja mund ta ndërpresë.Fotoja e një 100-vjeçari, që shtrëngon dorën e bashkëshortes së tij 96-vjeçare, e cila është në çastet e fundit të jetës së saj ka përlotur të gjithë. Fotoja, e cila është publikuar në rrjete sociale nga mbesa e çiftit brenda pak orësh bëri xhiron e botës shkruan Tgcom24. “Këtu janë bashkë pak orë para se gjyshja ime të largohej nga kjo jetë, këtë fundjavë. Të gjithë një ditë duhet të vdesim dhe nëse ka një mënyrë të “mirë” për të ikur nga kjo jetë, ajo është në një shtat më të dashurin e zemrës dorë më dorë” – sqaroi mbesa e çiftit.