Një njohje online i ka hapur shumë probleme një 38-vjeçareje…
Partneri që ajo gjeti jo vetëm që e mashtroi por tashmë ai e detyron të bëjë gjëra aspak të hijshme, por gruaja nuk është e sigurt për vendimin që duhet të marrë.
Ja çfarë i ka treguar ajo psikologes së ‘The Sun’.
Letra e gruas
“Para 3 vitesh njoha partnerin tim përmes një faqeje online ku liheshin takime.
Ai është 47 vjeç ndërsa unë jam 38 dhe beqare. Kur u prezantuam në fillim ai më tha se ishte divorcuar por pasi ne filluam të takoheshim dhe të bënim seks bashkë unë zbulova që nuk ishte divorcuar dhe madje vazhdonte të jetonte me gruan e tij. Edhe pse debatuam për këtë temë ai më premtoi se një ditë do të jemi së bashku.
Prej 3 vitesh ne vazhdojmë ende të jemi në po të njëjtën situatë e madje më keq. Ai më kërkon të bëj seks me meshkuj të tjerë ndërkohë që më filmon. Kur i thash se nuk dua ta bëj këtë ai më tha se nuk ka asnjë problem pasi donte vetëm t’i shihte sepse unë isha shumë e mirë në shtrat.
Unë e dua atë por nuk di ç’të bëj sepse vazhdon ende të jetojë me gruan e tij…. a mos po më shfrytëzon dhe s’do t’ia dijë për mua?!”
Përgjigjja e psikologes
“Sigurisht që po të shfrytëzon vetëm për dëshirat e tij seksuale.
Ti duhet të shkëputesh menjëherë prej tij dhe të mos i lesh asnjë mundësi kontakti as virtual e as fizik.
Fillo të njohësh njerëz të rinj, realë dhe që të të duan për atë çka je duke të të trajtuar siç e meriton”.