Itali-Arrestohen 4 bosët shqiptarë të drogës

0
284

Një operacion i policisë italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë të akuzuar si bosët e trafikut të drogës. Operacioni i koduar “Life Style, i ndërmarrë nga forcat e anti-drogës së Riminit vunë në pranga shtetasit Xhevdet Zaimi; Erion Zaimi; Eris Hajdari; Denis Muça dhe Redi Gjuraj. Sipas raportimeve 4 shqiptarët dyshohet se kanë furnizuar për një kohë të gjatë një grup kriminal në Rimini me kokainë. Ata e merrnin kokainën në Holandë dhe më pas ia shisnin italianëve. Mediat italiane shkruajnë se negociatori i drogës ishte Denis Muça. Në kuadër të të njëjtit operacion janë lëshuar edhe 17 urdhërarreste të tjera për grupin e strukturuar kriminal. Në këtë operacion janë përfshirë mbi 100 policë.