Kim Kardashian ka debutuar stilin e ri të çizmeve vjeshtore.
Me një palë çizme perspeksi (një lloj akriliku) Kim Kardashian tërhoqi vëmendjen në New York sot në mëngjes. 35-vjeçarja i kishte kombinuar me xhaketën e linjës së veshjeve të Kanye West.
Mediat vunë në dukje se Kim Kardashian sjell gjithmonë trende avant-garde që ndonëse në fillim mund të ngjajnë të çuditshme, përfundojnë duke u kthyer në trende që përdoren masivisht në të gjithë botën.
Sado të parehatshme mund të jenë, nuk janë më pak sfiduese se konturimi- teknika e grimit që merr një orë çdo ditë, por sidoqoftë është fenomeni i bukurisë së këtij shekulli i ‘shpikur’ nga grimieri-mik i ngushtë i Kim, Mario Dedivanoviç.