Hetimet për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe ato për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mund të rezultojnë të kota për shkak të vakumit ligjor në reformën në drejtësi. Abcnews raporton se me ndryshimet e reja kushtetuese është parashikuar krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë, por deputetët nuk kanë rregulluar siç duhet dispozitat kalimtare pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja Kushtetuese. Elvis Rroshit dhe Haki Çakos i lind e drejta t’i konsiderojnë të pavlefshme veprimet e prokurorëve pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. Prokuroria e Tiranës po e heton Haki Çakon për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për aparaturën e përgjimit IMSI Catcher. Elvis Rroshi, kreu i Bashkisë së Kavajës akuzohet për falsifikimit të formularit të vetdeklarimit. Edhe dosja e tij, rrezikon të mbyllet për kalim të afatesh hetimore. Abcneës raporton se edhe hetimi i prokurorisë së Vlorës për ish-kreun e Bashkisë Shpëtim Gjika rrezikon të mbyllet. Veç këtyre rrezikohet pushimi i dosjeve hetimore edhe për zyrtarët e tjerë të lartë që janë në fazën e hetimeve nga ana e prokurorive të ndryshme në rrethe.
Home Aktualitet Kronikë Ngrijnë hetimet për Elvis Rroshin dhe Haki Çakon në prokurori, rrezikohet pushimi...