Një artikull i shpërndarë dje, bazuar në burime brenda Top Channel, foli për ndryshime të mëdha në talent show-n The Voice. Aq sa, krahas trajnerëve të spektaklit, zëvendësimet kanë prekur dhe dhëndrin e familjes trashëgimtare, prezantuesin Ledion Liço. Lidhur me këtë, 30-vjeçari është prononcuar pë revistën “Who” ku sqaron se roli i tij do të mbetet i pandryshuar të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme. Megjithatë bjondi i ekranit nuk e ka përjashtuar mundësinë e një pause, pasi siç shprehet; “meqë po pres një bebush, mbase ma bëjnë dhe mua si Arbanës”, krahason Ledioni veten me ish-prezantuesen e Big Brother e cila iu përkushtua mëmësisë duke u larguar një vit nga televizioni.
Në fakt, Ledioni e ka marrë me shumë seriozitet të bërit prind. Sipas aktivitetit të tij në Instagram, ai e ka kaluar verën duke lexuar manuale për rritjen e bebes.