Është bërë tashmë 1 vit që nga dita e saj më e lumtur. Këngëtarja e njohur me zë brilant, Anjeza Shahini feston sot përvjetorin e parë të martesës.
Duket se ajo ndihet aq e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj Paul Connolly, sa thotë se ka jetuar një ëndërr nga e cila nuk dëshiron të zgjohet.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka postuar ftesën e saj të dasmës.
“Një vit më parë jetova një ëndërr.. nga e cila nuk dua të zgjohem. E dashuruar përgjithmonë.”, shkruan Anjeza Shahini përkrah fotos.